Projekti: Vendbanimet dhe Banesa Fshatare e Shqipërisë Jugore
Projekt kërkimor i Akademisë së Shkencave, me drejtues shkencor Prof. Dr. Pirro Thomo. Periudha Korrik 2025–Shkurt 2026.
1. Përgatitja teorike e praktike e stafit
Organizimi i seminareve mbi kriteret e gjurmimit, dokumentimit, vlerësimit dhe propozimit për shpallje monument kulture.
2. Gjurmime bibliografike
Mbledhja e literaturës së botuar dhe asaj arkivore për njohjen e kushteve historike, ekonomike e shoqërore.
📂 Shiko të gjitha materialet bibliografike
3. Ndarja e krahinave për eksplorim
Grupimi i krahinave bazuar në ndarjen etnografike për të krijuar grupime me tipare të përbashkëta tipologjike.
4. Ekspedita në teren
Gjurmimi i krahinave tashmë të eksploruara dhe të pa eksploruara.
- 📄 Pogradec, Krahina e Mokrës
- 📄 Korçë, Krahina e Devollit të Poshtëm
- 📄 Korçë, Krahina e Devollit të Sipërm
- 📄 Sarandë, Krahina e Çamërisë
- 📄 Gjirokastër, Krahina e Dropullit
- 📄 Përmet, Krahina e Shqerisë, Bënjë
5. Gjendja e monumenteve tashmë të shpallura
Kontrolli i gjendjes fizike, dëmtimeve që ato shfaqin. Dokumentimi i gjendjes dhe propozime për restaurimin e tyre.
6. Punë në studio
Përpunimi i materialeve të grumbulluara. Përcaktimi i objekteve për dokumentim të mëtejshëm.